“SHPIRAGU 20” – STERVITJA E FORCAVE USHTARAKE TE POSHNJES

Trupat e Forcës Tokësore vijojnë stërvitjen për të rritur kapacitetet për kryerjen e detyrave në kuadër të operacioneve të mbështetjes së paqes si dhe mbajtjes së gatishmërisë.

Batalioni III i Këmbësorisë përfundoi sot stërvitjen 72 orëshe “Shpiragu” për të testuar dhe përmirësuar aftësitë e efektivëve pjesëmarrës.

Stërvitja u zhvillua në nivel kompanie dhe përgjatë tre ditëve, efektivët pjesëmarrës realizuan skenarë të ndryshëm, gjatë ditës dhe gjatë natës.

Nga pikëpamja ushtarake, skenarët e trajtuar paraqisnin një vështirësi dhe rrezikshmëri të caktuar për situata në kushte reale.

Trupat testuan aftësitë për krijimin e pikave të kontrollit në mjedise jo të sigurta dhe terren të panjohur, shpërndarjen e turmave në situata të tensionuara, goditjen e objektit brenda, të cilit ka elementë të rrezikshëm, patrullimin si në këmbë ashtu edhe me mjete, e deri te bashkëpunimi me pushtetin lokal në zonën e operacionit.

Stërvitja “Shpiragu 20” zhvillohet pas stërvitjes “Safari 19” të zhvilluar në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga një tjetër kompani e batalionit III të Këmbësorisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re