Ferdonija Qerkezi kujton çdo detaj agonizues të ditës kur policia serbe i mori familjarët. Ajo kujton çdo karrige ku ishin ulur (familjarët) teksa drejtuesi serb, një oficer i policisë lokale që frekuentonte dyqanin e tyre të qebabëve, e urdhëroi atë t’i sillte një gotë raki, më tutje një kafe e më pas një tjetër kafe pa sheqer.

Kështu shkruan media britanike “The Telegraph”, në një artikull kushtuar një nëne e cila humbi në luftën e Kosovës të shoqin dhe 4 fëmijët.

Artikulli i The Telegraph

Shpirti im nuk do të gjejë kurrë paqe”-thotë Ferdonije Qekezi, e cila shtëpinë e ka ruajtur njëlloj si dikur, në një orvatje për të mbajtur pranë kujtimin e fëmijëve e bashkëshortit të zhdukur.

“Komuniteti ndërkombëtar na bën thirrje që të shohim të ardhmen e të lëmë pas të shkuarën. Po si mund të harroj unë 5 anëtarët e familjes sime, që u vranë? Ne kemi dërguar dokmenta tek misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, por duket se atyre nuk u intereson fare”-shton Ferdonija.

Afro 13 mijë njerëz u vranë gjatë luftës së Kosovës, shkruan “Thë Telegraph” teksa shton se mijëra të tjerë u përballën me “zhdukjen me forcë”, një eufemizëm juridik i përdorur për rrëmbimin e më pas vrasjen nga ana e forcave serbe.

Në vitin 2005, eshtrat e Artan dhe Edmund Qerkezit u gjetën në vende të veçanta pranë qytetit të Prizrenit.

Dragan, emri i parë me të cilin Qerkezi njihte oficerin e policisë që udhëhoqi grupin që arrestoi familjen e saj, ishte një polic i njohur vendas.

Pas luftës së Kosovës, Qerkezi dyshon se oficeri u largua drejt Malit të Zi apo Serbisë dhe se po mbrohe nga autoritetet atje.

Burimi: The Telegraph/ Përshtati me shkurtime:Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re