Sot bëhen plot dy vite nga incidenti tragjik prej të cilit ndërruan jetë dy ushtarakët shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe majorit Klodian Tanushi. Më 6 maj në bazën e NATO-s në Letoni, shpërthimi i një mine do t’i merrte jetën nëntetares Hasanaj dhe do të plagoste rëndë majorin Tanushi, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas.

Në mëngjesin e datës 6 maj 2019, i plagosur mbeti dhe rreshteri Julian Kapaj, i cili arriti t’i mbijetojë tragjedisë. Pikërisht ai ka kujtuar këtë të enjte dy kolegët e ndjerë, përmes këtij mesazhi prekës.

“Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !

Të dy ushtarakët u përcollën me nderime në banesën e fundit dhe u shpallën dëshmorë të atdheut, ndërsa në bazën ku ata humbën jetën, u ngrit një memorial në kujtim të punës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re