Avokati Altin Goxhaj gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se Shqipëria po vuan për punë, vuan për burime njerëzore dhe për të pasur një biznes sa më aktiv dhe jo të ndërtohen qindra e mijëra zyra.

Sipas Goxhajt, në këtë vend janë krijuar dy agjenda, njëra është shpopullimi  nga shqiptarët, ndërsa tjetra ripopullimi me arabë, afrikanë dhe aziatikë në mënyrë që Shqipëria të bëhet një nga vendet me popullsi të ndryshme.

“Qindra e mijëra zyra që këta po ngrejnë kush do të punojë në këto zyra. Këtu nuk është se biznesi vuan për zyra, këtu vuan për punë, këtu vuan për burime njerëzore, këtu vuan për të pasur një biznes që është aktiv dhe ti e kupton kur shikon gjithë këto ndërtime në Tiranë që i kanë zënë frymën Tiranës nga të gjitha anët.

Kanë një agjendë shpopullimi dhe ripopullimi. Shpopullimin nga shqiptarët dhe ripopullimi me arabë, afrikanë dhe aziatikë dhe për ta bërë Shqipërinë një nga këta vendet që kanë popullsi të ndryshme,nuk ka asnjë popullsi autoktone dhe që vijnë bizneset dhe pastrojnë paratë.

Dhe kjo është taman nga ato ishujt e parajsave fiskale të zhdukura në fund të botës. Në këtë krizë ekonomike pse ndërtohen mijëra e mijëra ambjente biznesi, zyrash kush do të punojë në to të gjithë duan të ikin”– u shpreh Goxhaj.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re