TIRANË– Në fillim erdhën për gazetarët, pastaj askush s’diti asgjë, kjo është shprehja që po qarkullon në rrjetet sociale orët e fundit ku kryefjala e mdiave është kthyer paketa antishpifje.
Ndërkohë që projektligjet e hartuara nga maxhoranca, sa vijnë e ‘shtrëngojnë’ rrethin e lajmeve, gazetarë dhe personazhë publikë kanë nisur një ‘mbrojtje’ ndaj mediave nëpërmjet kësaj shprehjeje.
Bashkëngjitur frazës është edhe hashtagu #FolSotNesërMundtëJetëVonë, duke dashur kështu të nxisë përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në protestën e paralajmëruar që pritet të mbahet ditën e mërkurë, më datq 18 dhjetor përballë godinës së kryeministrisë.
Me aprovimin e këtij ligji, që Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative, qytëetarët duhet të pyesin veten: E nisën me gazetarët, por më pas ç’pritet të ndodhë?
(f.m/dosja.al)
