Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi punimet e procesit të Berlinit ndërsa tha se për Shqipërinë shpresat “ngrinë” në momentin kur kryeministri grek paralajmëroi se mund të bllokojë procesin e integrimit për Shqipërinë.

“Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë.

Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit.
Kjo sepse kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane.

Edi Rama, të dashur qytetarë, për interesa të tij mafioze, konkretisht të Oltës dhe Olsit, vëllait të tij, mban të burgosur politik Fred Belerin dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, nuk lejon betimin e tij.

Më i lumturi në samit, ishte kryeministri Dritan Abazoviç, sepse vendi i tij prej një viti e gjysëm nuk krijon dot qeveri.
Samiti, me gjithë fasadën, nuk arriti ndonjë rezultat konkret shtensionues për rajonin, sepse sherrin nuk e mbuloi dot fasada.

Tokë e kohës së ngadaltë!
Samiti i Tiranës u mblodh 20 vite pas samitit të Selanikut, në të cilin opozita shqiptare ishte e ftuar nga opozita greke. Këto 20 vite, nga rajoni, vetëm Kroacia është anëtare e BE.

Për vendet e tjera të rajonit, anëtarësimi në BE, mbetet për faj të regjimeve të tyre, horizont që largohet.
Samiti i Tiranës nuk pati një deklaratë që të mbetet si një dokument themelor historik i tij.

Qytetarët shqiptarë, dhe ata të rajonit që nuk dinin gjermanisht, nuk arritën as të njihen me deklaratën e personalitetit më të rëndësishëm të këtij samiti, kancelarit Olaf Scholz, sepse fasada kishte ngrënë përkthimin.
”, tha Berisha për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re