Facebook dhe Instagram u rikthyen në funksionim minutat e para pas mesnate të martën, pas një mbyllje prej shtatë orësh, që i kushtoi drejtorit ekzekutiv Mark Zuckerberg rreth 7 miliardë dollarë humbje.

“WhatsApp”, në pronësi të “Facebook”, duket se ishte ende jashtë linje, pasi teknikët e kompanisë luftuan për të rivendosur shërbimin pas një ndërprerje globale.

Teknikët kishin provuar një ‘rivendosje manuale’ të serverëve të tij të hënën pasdite, e cila dukej se kishte funksionuar.

Një ekip i vogël i punonjësve u dërgua në qendrën e të dhënave të “Facebook”, në Santa Clara, California, për të provuar një ‘rivendosje manuale’ të serverëve të kompanisë, sipas një memorandumi të brendshëm të marrë nga The New York Times.

Zyrtari Kryesor i Teknologjisë i “Facebook” ofroi ‘falje të sinqerta’ si një ndërprerje globale e faqes në internet, duke i kushtuar kompanisë 50 miliardë dollarë dhe drejtorit ekzekutiv Mark Zuckerberg 7 miliardë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re