Dy mjekë të tjerë të “Shefqet Ndroqi”, janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar në 8 numrin e personelit mjekësor të shëruar deri më tani në Tiranë dhe në Durrës.

Ministrja e Shëndetsisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se fatmirësisht deri më tani në betejën me COVID 19 ja kanë dalë mbanë 40 pacientë.

Postimi i plotë:

#COVID-19

Edhe 2⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik

Shkon në 8⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani janë 4⃣0⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re