Franca ka raportuar një rënie të vogël të numrit të vdekjeve në spital dhe pacientëve në trajtim intensiv.

Vendi regjistroi 315 vdekje në spital në 24 orët e fundit,  më pak se një ditë më parë, pasi të shtunën u shënuan 353 viktima.

Numri në total i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 14,393, i treti më i lartë në botë.

Megjithatë, për të katërtën ditë radhazi ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total numri është 6.845.

Ministria e Shëndetësisë në Francë tha se epidemia duket se është duke u lëkundur por theksoi se duhet pasur kujdes: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re