Itali duket se është në fundt të betejës së saj me koronavirusin, për herë të parë që nga 9 marsi ku ka pasur 97 viktima ka shënuar një numër viktimash poshtë 100.

Në 24 orët e fundit në Itali raportohet për 99 viktima dhe vetëm 451 raste të reja me koronavirus.

Italia ka qenë një ndër vendet më të prekur në botë për shkak të numrit të jetëve të humbura nga Covid 19. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën  32 007 persona dhe janë infektuar 225.886 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re