Spanja ka shënuar një ulje të rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bën me dije se janë 410 viktima në 24 orëve të fundit, 155 më pak se dje. Ndërkohë ulje ka patur edhe numri i të infektuarve.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 20.453, pas përllogaritjeve të reja që ka bërë qeveria spanjolle.

4218 është numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, duke e çuar në 195.944 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Spanjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re