Situata e grurit ukrainas duket se po merr zgjidhje: delegacionet ruse, ukrainase , turke dhe OKB që u takuan dje në Stamboll, arritën një marrëveshje për zhbllokimin e eksporteve.

 

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar pjesë e delegacionit lajmëroi ngritjen e një qendre koordinimi në Stamboll për të monitoruar eksportin.

 

HULUSI AKARMINISTRI TURK I MBROJTJES

Është arritur një marrëveshje për çështje teknike si kontrollet e përbashkëta në pikat e destinacionit dhe siguria e lundrimit në rrugët e transferimit. Delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen sërish në Turqi javën e ardhshme ku do të shqyrtojnë edhe një herë të gjitha detajet.

 

Të njëjtin pohim bëri edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i cili theksoi se u shënua një hap i rëndësishëm në rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

 

ANTONIO GUTERRESSEKRETARI I PËRGJITHSHEM I OKB

Kemi bërë një hap kritik përpara. Përparimi ishte jashtëzakonisht inkurajues. Tani, delegacionet po kthehen në kryeqytetet e tyre dhe shpresojmë se hapat e ardhshëm do të na lejojnë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare.

 

Sipas tij marrëveshja u arrit në bazë të një plani të OKB për të transportuar miliona tonë drithë të bllokuar në Ukrainë për shkak të luftës.

Rreth 22 milionë tonë drithëra që duhen eksportuar e nëse kjo nuk ndodh, Organizata botërore për Ushqimin ka lajmëruar një përkeqësim të urisë për 180 milionë njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re