Brenda këtij muaji qytetarët që preken nga ndërtimi i pjesës veriore të Unazës së Madhe të Tiranës do të informohen nëse janë pjesë e listës së shpronësimeve.

 

Kjo listë është në fazën e saj finale dhe do të publikohet nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve. Një muaj pas shpalljes, çdo qytetar ka të drejtën e ankimit për vlerën apo mos përfshirjen në listë.

 

Shpronësimi është një proces delikat për shumë familje, të cilat nuk i kanë të legalizuara objektet e tyre. Ata nuk përfitojnë nga shpronësimi, por procedurat standarde ligjore parashikojnë në raste të tilla bonus qiraje si dhe përfshirjen e listën për banesa sociale.

 

Ndërkohë, sipas Autoritetit Rrugor, në këtë fazë të parë do të shpronësohen 700 pronarë që kanë letra të rregullta.

 

 

Fondi i shpronësimeve do të variojë nga ecuria e procesit të ankimimeve.

 

 

Banorët e zonës së Laprakës dhe të Paskuqanit që preken nga unaza e madhe kanë protestuar vazhdimisht duke kërkuar shpronësim me vlerën e tregut. Edhe ata që nuk janë të legalizuar, kanë hedhur akuza për përjashtim të padrejtë nga procesi. Një tjetër pretendim, sipas tyre, është edhe devijimi i gjurmës së Unazës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re