Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet nuk do të ndalet.

Ky është paralajmerimi I kryebashkiakut Veliaj.

Ai përshëndeti vendimin e qeverisë për miratimin e fondit 10 mln euro për shpronësimin e atyre që preken nga ky projekt.

Veliaj tha se pas parave të kompesimit, nuk ka asnjë arsye pse sipas tij, 1 milionë banorë në kryeqytet duhet të pengohen nga 10 militantë të dhunshëm.

“Pas parave të kompesimit, s’ka asnjë arsye pse 1 milionë banorë duhet të pengohen nga 10 militantë! Qytetin s’mund ta mbajnë më peng një grusht njerëzish të dhunshëm! Tirana Nuk Ndalet. Qeveria miraton fondin: 10 mln euro dëmshpërblime për “Unazën”, shkruan Veliaj në twitter.

Të mërkurën qeveria miratoi fondin për shpronësimet e trojeve dhe ndërtesave që preken nga rindërtimi dhe zgjerimi i segmentit të unazës nga “Pallati me shigjeta” te sheshi “Shqiponja”.

Ky ishte edhe hapi I fundit që I hap rrugë nisjes së punës në terren për prishjen e objekteve ndonëse procesi nuk do të jetë I lehte pasi prej muajsh një pjesë e banoreve janë në protest.

Disa kundërshtojnë vleren e shpronesimit ndërsa të tjerë duan që të përfshihen në këtë process shpronesimi edhe ata që I patën banesat e tyre në process legalizimi ose që iu është refuzuar legalizimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re