Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e shpronësimit për interes publik, të bashkëpronarëve të pasurisë së paluajtshme pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike “Burdullias”, Bashkia Berat”.

Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme pronë private do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 491 260 lekësh, fond që do të përballohet nga bashkia Berat.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Berat, sipas këtij vendimi.

Po ashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re