Home BOTA Shpyllëzim rekord në Amazon në gjysmën e parë të 2022-shit

Shpyllëzim rekord në Amazon në gjysmën e parë të 2022-shit

0
Shpyllëzim rekord në Amazon në gjysmën e parë të 2022-shit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës së Brazilit arriti një rekord në gjysmën e parë të 2022 me një sipërfaqe pesë herë më të madhe se New York-u i shkatërruar, treguan të dhënat e qeverisë të cituara nga Reuters.

Sipas agjencisë kombëtare të kërkimeve hapësinore Inpe, nga janari deri në qershor të këtij viti, në Amazon janë pastruar 3,988 kilometra katrorë, që është një rritje prej 10.6 për qind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar dhe në të njëjtën kohë niveli më i lartë për atë periudhë, që nga mesi i vitit 2015.

Vetëm në qershor, shkatërrimi i pyjeve (shpyllëzimi) është rritur me 5.5 për qind, në 1120 kilometra katrorë, që është gjithashtu një rekord për atë muaj.

Si pylli më i madh i shiut në botë, Amazona përmban sasi të mëdha karboni, i cili çlirohet nga shkatërrimi i pemëve, duke ngrohur atmosferën dhe duke nxitur ndryshimet klimatike.

Zjarret e mëdha

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shteti i Amazonas, në zemër të pyjeve tropikale, regjistroi për herë të parë më shumë shkatërrim se çdo shtet tjetër.

Shpyllëzimi në rritje i këtij viti po nxitet gjithashtu nga zjarre jashtëzakonisht të mëdha, të cilat pritet të përkeqësohen në muajt e ardhshëm, tha Manoela Machado nga Qendra e Kërkimeve Klimatike Woodwell të Universitetit të Oksfordit.

Brazili pa numrin më të madh të zjarreve në Amazon këtë qershor në 15 vjet, megjithëse zjarret janë një pjesë e vogël e asaj që zakonisht shihen kur arrijnë kulmin në gusht dhe shtator.

Ekspertët në Brazil fajësojnë presidentin e krahut të djathtë Jair Bolsonaro për uljen e mbrojtjeve mjedisore dhe inkurajimin e prerësve, fermerëve dhe spekulantëve që pastrojnë tokën publike për përfitime.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë