Mjekja ORL kirurge pediatrike, Anna Katsi ka ndarë disa këshilla në lidhje me shqetësimet që kanë fëmijët e vegjël me veshët dhe bajamet dhe si mund të trajtohen.

”Zakonisht sëmundja më e shpeshtë që drejtohen prindërit tek ne, është otiti akut, por dhe rasti kronik i otitit, do i referohem rastit të otikit të mesëem, pasi kemi një inflamacion të veshit të mesëm dhe për këtë shqetësim një fëmijë duhe të vizitohet”, shprehet mjekja në emisionin “Klinika 24” në Report TV, duke shtuar se simptomat që karakterizohet ky inflamacion janë: dhimbja e veshit, që në rastin e fëmijëve shoqërohet me qarje të mëdha, më pas kemi temperaturë, rënie të dëgjueshmërisë që shoqërohet me infeksion të sistemit të sipërm të frymëmarrjes, që kombinohen me kollë dhe bllokim të hundëve.

”Mundet që dhe nga veshi të ketë një lëng që del jashtë deri dhe në çarje të daulles, kur kemi raste të rënda dhe në këto raste kur kemi dyshim për otit, ne duhet të përshkruajme recetë me  antibiotik, ndërsa fëmijët më të rritur duhet të monitorohen për dy 24 orësha, por nëse kemi çarje të timpanit, ne do të japim disa pika në vesh”, shton mjekja.

Por çfarë duhet të bëjë një nënë që përballet me otitin akut tek fëmija e tij, sa herë e zë viroza?

“Otiti akut përhapet shumë tek fëmijët në kopështe që nga mosha 2-6 vjec dhe zakonisht problem është mishi i huaj në hundë dhe ne rekomandojmë të hiqët kur përmban rrezikshmëri tek fëmijët, duke bllokuar hundët, vështirësojnë gjumin dhe krijojnë gërhitje gjatë gjumit, pa harruar lodhjen dhe mungesën e përqëndrimit” shtoi doktoresha, pa harruar të thoshte se çdo rast ka trajtim të personalizuar.

Por a ka një moshë të caktuar për të hequr bajamet sipas mjekes?

“Bajamet dhe mishi i huaj në hundë, luajnë një rol në sitemin imunitar, duke mbrojtur organizmin,” tha mjekja, duke shtuar se nëse problemet me bajamet janë bakteriale apo virusale, fëmija ka temperaturë..

Por a rikuperohet çarja e daulles së veshit tek fëmijët pas trajtimit?

“Falë trajtimit kjo gjë është e mundur, por prindërit duhet të tregojnë kujdes pas, për të paktën 10 ditë që të mos futet ujë në veshin e fëmijës”, shtoi mjekja, por a zgjidh çdo problem ndërhyrja ORL tek fëmijët?

“Nëse ndiqen me saktësi të gjitha hapat nga mjeku profesionist, patjetër që kjo është e mundur. Ka shumë raste kur prindi mendon se fëmija është indiferent, kur në fakt ai nuk dëgjon, pra i krijohen probleme në jetën sociale”, shtoi mjekja, duke rekomanduar se është është e nevojshme bëhet ndërhyrja kirurgjikale në vesh që ka dobi shumë të mëdha për fëmijën.

Sa i rëndësishëm është testi “Screening” i dëgjimit tek të sapolindurit?

“2-3 fëmijë në 1000 kanë probleme me dëgjimin kur lindin, ndaj duhet të bëhët një ekzaminin dëgjimi që në fillim sipas mjekes. Në fund mjekja dha një mesazh për të gjithë prindërit: ”Nuk është e nevojshme që t’i kap ankthi pasi fëmijët kalojnë shpesh viroza dhe kanë shqetësime, por po u forcua imuniteti vitin e parë, më pas cdo gjë do stabilizohet”, u shpreh mjekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re