Banka Botërore ka shprehur shqetësimin se mbyllja e shkollave gjatë pandemisë do të sjellë ulje të nivelit në shkolla në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër, që do të duhen vite për ta rimarrë veten. Ky konstatim ka dalë në një raport të Bankës Botërore të publikuar këtë javë e që përfshin edhe Kosovën.

Sipas rezultateve të raportit të BB-së, përqindja e personave në Ballkanin Perëndimor që nuk e zotërojnë nivelin elementar në lexim mund rritet nga 53% në 61 për qind. Po ashtu, theksohet se një përqindje më e madhe nxënësish do të kthehen në analfabetë funksionalë dhe mund edhe ta lënë shkollën.

Raporti konstaton se 78% e 15-vjeçarëve në Kosovë janë analfabetë funksionalë, derisa në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi kjo shkallë është më e ulët 50%, kurse në Serbi 38 për qind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re