TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një deklarate ka ngritur shqetësimin për vjedhjen e transformatorëve. Rasti në fjalë vjen nga Puka.

Sipas OSHEE, këto raste dëmtojnë jo vetëm kompaninë por është gjest antihuman pasi lë pa energji shumë zona.

REAGIMI I OSHEEPersonat e papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE në Puke, duke vjedhur transformatoret e kabinave. Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banoret qe jetojne ne zona te thella malore. Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështire u bë e mundur vendosja e kabinës. Duhet kuptuar se prona është perbashket, dhe kush vjedh transformatorin nuk demton vetem OSHEE, por lë pa pa drita me qindra familje. Theksojme se është hera e 4 qe vidhen transformatoret, per te cilat kane nisur hetimet.(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re