Një person tjetër që rezultoi pozitiv me COVID-19 punon si kasap në qytetin e Elbasanit. Sipas “Top Channel”, pacienti kishte simptoma e pas testeve rezultoi i infektuar.

Autoritetet tani po punojnë për të gjetur kontaktet e pacientit dhe frika është e madhe se ai gjatë këtyre ditëve ka ushtruar profesionin e tij, duke e rritur së tepërmi kështu probabilitetin e infektimit të personave të tjerë, të cilët përgjithësisht mund të kenë qenë klientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re