Edhe pse Bashkia e Elbasanit ka kryer ndërhyrje në infrastrukturë sërish gjendja e rrugëve shfaqet problematike kjo për shkak të çarjeve dhe gropave të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve.

Një nder rrugët më problematike është ajo “Syrja Dylgjeri” e ndërtuar dy vitet e fundit. Ndërsa qytetarët ankohen për të përditshmen e tyre, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve Leli Kaja bën përgjegjës cilësinë e ulët të punimeve nga firma kontraktore. Kaja thotë se është detyrë e prokurorisë të hetojë shkeljet në punime.

“Në këtë rrugë bëhet pjesë hap sot mbyll nesër. Kjo është një rrugë e re por është prishur nga menaxhimi i ujësjellësit, bëhet përpara rruga pastaj hapet prapë kanali. 4 herë është hapur kjo rrugë këtu. Është mos-koordinim mes ujësjellësit me rrugët. Pasi bëhet asfalti i ri pastaj hapet rruga. Se ku do të shkojmë ne më këta politikanë. Këto janë firmat që zgjedh ai i gjati atje sepse nuk e ka problem për popullin”, tha qytetari.

“Këtu janë carë tubacioni i ujit qendrori, u detyruan të çahet asfalti dhe tani e kanë lënë kështu. Nëse tubacionet brenda pësojnë defekte duhet të riparohen dhe punëtorët e ujësjellësit erdhën e riparuan dhe detyrimisht çahet rruga”, u shpreh një i moshuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re