Ilustruese

Mbyllet kopshti “Persefoni Treni” në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Shkak për marrjen e këtij vendimi bëhet infektimi me virusit Covid-19 i punonjësve të këtij institucioni.

Kujtojmë se një javë më parë në këtë kopësht kanë rezultuar pozitiv 2 sanitare, ndërkohë që ditën e djeshme kanë reultuar pozitiv edhe 4 edukatore.

Pas infektimit të edukatoreve është vendosur të mbyllet institucioni dhe të izolohen të gjithë punonjësit deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve të tyre. (F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re