Aktualisht në 3 spitalet Covid ne Shqiperi, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)Raste të reja ditore 241Të shëruar ne 24 orë 92Të shtruar në spitale 319Humbje jete në 24 orë 7Testime ditore 1260

Testime totale 125,220Raste pozitive 20,875Raste të shëruara 11,189Raste Aktive 9,177Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 4650Durrës 851Fier 706Korçë 566Shkodër 524Lezhë 410Elbasan 396Vlorë 384Berat 278Kukës 190Gjirokastër 129Dibër 93

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re