Shqipëria e mbyll me humbje ndeshjen e parë të saj në “Air Albania” dhe të fundit për eliminatoret e “Euro 2020”, një një stadium tërësisht të shitur, ku nuk mungoi një koreografi e bukur gjatë ceremonisë inauguruese dhe thirrjet kundër kryeministrit “Rama ik”.
Kuqëzinjtë e drejtuar nga Edi Reja nuk e gjetën dot frymëzimin në impiantin më modern në vend, duke e humbur 0-2 me Francën, që nga ana saj goditi edhe shtyllën me Zhiru në pjesën e dytë.
Të dy golat “gjelave” të Deshamp – në ndeshjen e 100-të trajnerit me përfaqësuesen – u realizuan në pjesën e parë.
Kampionët e botës u treguan cinikë dhe rezultativë, duke realizuar qysh në minutën e 9-të me anë të lojtarit të Bajernit të Munihut, Korentin Toliso.
Në të 32’, sulmuesi Antuan Grizman dyfishoi rezultatin për “gjelat”, duke realizuar kështu dhe golin e tij të 30-të me Kombëtaren dhe u barazuar kështu me Papin dhe Fontaine.
Shqipëria, pas barazimit 2-2 me Andorrën, nuk arriti të prodhonte lojë agressive në vijën sulmuese me Manajn dhe Balajn, duke e mbyllur edicionin eliminator në vendin e katërt dhe lënë pas Moldavinë dhe Andorrën, ndërsa Franca rreshtohet në vendin e parë me Turqinë në të dytin. /TPZ.al/
GOLAT
SHQIPËRI-FRANCË 0-1
9′ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-1 . Ka realizuar Toliso pas një krosimi në zonë, duke e çuar topin në cepin e portës.
SHQIPËRI-FRANCË 0-2
32’ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-2. Kanë realizuar edhe të dytin “gjelat”, aty ku Grizman u shërbye në zonë duke e ndalur topin në rrjetë.
