Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e radhës kualifikuese për në Europian, aty ku përballë ka skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë kanë detyrim fitoren në këtë takim, duke qenë se një humbje do t’i linte jashtë Europianit.

Sa i përket formacioneve, Reja ka bërë disa ndryshime me Lenjanin, Memushajn, Gjasulën e Dermakun që e nisin titullar, ndërkohë që edhe në sulm do të jetë dyshja Çikalleshi-Manaj, ndryshe nga hera e fundit ku ishin Balaj-Uzuni.

Formacionet:

Shqipëria: Strakosha, Lenjani, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Bare, Memushaj, Gjasula, Çikalleshi, Manaj
Trajner. Edi Reja

Islanda: Haldorson, Hermanson, Arnason, R.Sigurdson, Skulason, Bjarnason, G.Sigurdson, Gunarson, Sigurjson, Halfredson, Bodvarson
Trajner. Erik Hamren

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re