Banorët e zonave të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë do të lëvizin lirshëm brenda 30 kilometrave dhe do të marrin shërbime të njëjta sikur të jenë shtetas të të dy vendeve përkatëse.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas firmosjes së protokollit te përbashkët me homologun e tij Xhelal Sveçla.
Sipas dy ministrave, ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi, sepse krahas lirisë së lëvizjes me këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.
