Skip to content

Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për mbrojtjen e ambientit

Shqipëria dhe Kroacia kanë vendosur që të bashkëpunojnë me qëllim mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja.
 
Në prag të sezonit turistik, dy shtetet në bashkëpunim edhe me OKB kanë rënë dakord që të menaxhojnë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det.
 
Projekti i financiar nga qeveria kroate dhe i zbatuar nga PNUD ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rrisqeve të ndotjes përgjatë vijës bregdetare.
 
Pjesë e këtij projekti është edhe shmangja e derdhjes së naftës apo substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.