Zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluk firmosi sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë, me homologun e saj në Malin e Zi. Në një intervistë për ABC News, Balluku e konsideroi këtë memorandun një moment të artë për sigurinë energjitike të rajonit.

“Dy nga marrëveshjet që u firmosën sot, janë dy marrëveshje shumë të rëndësishme që do të sistemojnë një problematikë shumë të vjetër që ne kemi patur mes projekteve rajonale dhe bashkëpunimit me Malin e Zi, që sigurisht nuk ka ardhur nga dëshira për të mos bashkuar por ka ardhur për shkak të zhvillimeve politike që shpesh Mali I Zi ka patur, dhe një qëndrueshmërie të brishtë të qeverive që unë kanë ndryshuar herë pas herë. Dy marrëveshjet që unë kam nënshkruar sot me kolegun tim, janë dy marrëveshje që konsistojnë në fushën energjitike dhe ne fushën e infrastukrurës.

Në fushën energjitike, prej shumë kohësh kemi patur një bllokim për një nga projektet më të rëndësishme sa I përket energjisë, që është gazjellësi IAP, i parashikuar si pjesë e TAP. Procesi ka qenë i bllokuar nga pala malazeze, Mali I Zi ka qenë hezitues, vetëm pak muaj më parë, kryeministri Abazovic e cilësoi atë si projekt strategjik dhe shumë të rëndësishëm për Malin e Zi, duke na bërë optimist se tashmë ka ardhur momenti për të krijuar konsorciumin e katër shteteve. Presim menjëherë të nisëm nga puna, duke patur parasysh krizën energjitike, është një moment I Artë, si edhe sigurinë energjitike. Shqipëria mirë apo keq, e kemi patur komoditetin e pavarësisë, dhe nuk e kemi përdorur gazin rus. Kështu që është një moment i artë për sigurinë energjitike në të gjithë rajonin.” –u shpreh Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re