Një shekull marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës u uruan nga presidenti amerikan Jod Biden.

 

Përmes një mezashi video, kreu i shtëpisë së bardhë veçoi si nevojë të vendit që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

 

Ndërsa shohim drejt se ardhmes Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur sëbashku dhe të ndërojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.

 

Të njëjtin angazhim kërkoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë duke theksuar se SHBA-të nuk do të lëkunden nga qëndrimi për një Shqipëri sovrane, demokratike dhe të drejtë.

 

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar.

 

Me pohimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin tonë janë në shtëpinë e tyre, kryeministri Edi Rama tha se pa ta, reforma në drejtësi nuk do të ishte e mundur.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

S’ka dot sot këtu një burrë që t’ia thotë Shteteve të Bahskuara të Amerikës në sy atë që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dali nga shtëpia se si shikojnë damkën në lule të ballit.

 

Pasi i njohi si meritë ish diktatorit Enver Hoxha, që me izolimin që i bëri vendin e shndërroi atë në popullin me amerikandashës, Edi Rama tha se drejtësia do të veprojë te të gjithë ata që vijnë si hije nga e shkuara komuniste, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i vetmi i paftuar bashkë me mbështetësit e tij në ceremoni.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pa SHBA, Shqipëria sot nuk do të ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe me të shkurën, e cila vazhdon të rishfaqet para nesh nga forma më të ndryshmet që nga rezistenca e krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi për të gjithë deri tek hijet e së shkuarës më të errët komunsite që ne mendojmë se i ka tretuar e kaluara por që prapë, pa pritur e pa kujtuar na dalin përpara.

 

Në përgjigje të deklaratave të bëra nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për nismën “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama tha se vendi yne është baza politike e Ëashingtonit dhe përmes këtij bashkëpunimi e shkuara nuk do të jetë më kërcënim për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ditë më parë kemi marrë nga Ëashingtoni propozimin për ta thelluar dokumentin e partneritetin strategjik me Shqipërinë, por jo vetëm me Shqipërinë por përmes saj edhe me rajonin. Do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin edhe Kosovën nga çartja e SHBA-ve, por me Ballkanin e Hapur ne do ta ndryshojmë rajonin një herë e përgjithmonë.

 

100 vjetori u urua edhe nga Xhorxh Bush, i vetmi president amerikan që ka vizituar vendin tonë, në qershorin e 2007-ës. Në mesazhin e lexuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ish kreu i shtëpisë së bardhë e quan Shqipërinë një forcë të së mirës dhe një aleat që i bën krenar.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re