Shqipëria dhe Turqia do të themelojnë Këshillin e nivelit të lartë të bashkëpunimit që do të drejtohet nga kryeministrat Rama dhe Erdogan. Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit, do të drejtohet nga shefat e ekzekutivit të Shqipërisë dhe Turqisë,  Rama dhe Erdogan, ku ministrat e jashtëm janë në rolin e koordinuesit dhe përmes këtij dokumenti i paraprijmë mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive dhe takimeve periodike qoftë të koordinimit politik ashtu edhe çështje të karakterit ekonomik e tregtar”.

Lajmin e bëri të ditur Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me homologun turk Mevlut Cavusoglu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Eshtë shumë e rëndësishme të kemi përforcim të dimensionit ekonomik, pasi jo në çdo rast, raporti i mirë politik është i shoqëruar nga dimensioni ekonomik. Prandaj kemi një axhendë të qartë ekonomike, qoftë për ripërtëritjen e tregtisë së lirë, por dhe me Komisionin e përbashkët ekonomik dhe një ristrukturim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona ekonomike duke bashkëpunuar me biznesin në fushat e turizmit dhe bujqësisë”, u dakordësuan dy ministrant e Jashtëm,  Bushati dhe homologu turk, Cavusoglu.

Bushati shprehu mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendit tonë në fushën e mbrojtjes, në suazën e NATO-s, por jo vetëm.

Bushati përgëzoi edhe punën e TIKA-s në Shqipëri për elementet që kanë të bëjnë për trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu Bushati falënderoi qeverinë dhe popullin mik turk për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rastet e përmbytjes në disa zona të vendit dhe për hapat që do të ndërmarrin vendet tona në këtë drejtim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re