Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla  ka reaguar në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ndër të tjera ajo shprehet se Shqipëria është rasti me tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia si anëtare, por varet nga përkushtimi i sinqertë për paqen.

“15 vjet më parë, Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s.

Si një nga anëtarët më të rinj, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia si anëtare. Por varet nga përkushtimi i sinqertë për paqen.

Shqipëria e ka fituar besimin dhe bindjen e ShBA dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj të NATO-s, me përkushtimin e qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës, në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, shkruan Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re