Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është shprehur se rrugëtimi i vendit tonë në aleancën euroatlantike “dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale”.

Ministri shprehet se Shqipëria është një aleat i besueshëm dhe i denjë i Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë.

“Mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve tanë në #Bruksel dhe në gjithë hapësirën e NATO-s për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare.

Krenarë që prej 15 vitesh jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm!

Rrugëtimi ynë në #NATO, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale. 🇦🇱🤝🌍 #15VjetNëNATO”, shkruan ministri Peleshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re