Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi  në rrjetet sociale ka uruar Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO.

Ndër të tjera ambasada shkruan se prej vitit 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re