Skip to content

Shqipëria 2030 e Edi Ramës/ OSSHEE lë në errësirë një pjesë të Tiranës

qiri drita

Teksa kryeministri Edi Rama del e mashtron hapur se deri në vitin 2023 do të jemi anëtarësuar në BE, realiteti në Shqipëri lë për të dëshiruar.

Rama “mburret” çdo ditë me rritjen e numrit të turistëve, por Shqipëria e qeverisur nga socialistët nuk plotëson as bazën elementare për të akomoduar pushuesit në vendin tonë dhe për t’iu siguruar minimalisht energji elektrike.

Banorët e Astirit, turisitët që kanë marrë “Airbnb” me qera dhe dhjetra biznese po vuajnë mungesën e energjisë elektrike në kulmin e vapës, ku temperaturat shënojnë 35 gradë celsius.

Banorët e Astirit po “ziejn” në banesat e tyre pasi mungon energjia elektrike. Mësohet se energjia elektrike është ndërprerë për shkak të një defekti të shkaktuar nga një kompani private që po punon për llogari të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, por  ende askush nuk po punon për ta zgjidhur.