Shqipëria u bë sot zyrtarisht një shtet pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, sistemi i BE-së për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

 

Lamin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

 

 

Kreu I qeverisë shkruan se me anëtarësimin në këtë mekanizm Shqipëria është një hap më pranë BE-së.

 

 

Postimi i plotë:Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës🙏Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët🤝Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar🫶

 

 

Si një anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Shqipëria jo vetëm që do të jetë në gjendje të marrë mbështetje të menjëhershme, por gjithashtu mund të dërgojë ndihmë për vendet e goditura nga një fatkeqësi nëpërmjet Mekanizmit, duke çuar në reagim më të fortë dhe më të koordinuar ndaj krizave në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re