Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic pranoi sot kërkesën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e mekanizmit mbrojtës. Ai u shpreh se sapo kishte nisur detyrën kishte ardhur në vendin tonë, pas tërmetit tragjik të 3 viteve më para.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Lenarcic tha se pranoi me kënaqësi ftesën e Shqipërisë dhe shtoi se janë të vendosur për të punuar bashkë.

Lenercic : Sot kam ardhur në rrethana më të mira, nuk kemi të bëjmë me një urgjencë edhe pse ka patur një zjarr të madh në Sazan dhe një gjë kanë këto fakteqësi, në të dyja rastet me këkrese nga pala shqiptare mekanizmi u aktivizua menjehere. Nje aeroplan nga Greqia që erdhi për të ndihmuar. 2 vite e gjysmë më parë reagimi ynë ishte më i madh, edhe nevojat ishin më të mëdha.

Ajo që mund të mësojmë nga këto fatkeqësi, e kam fjalën kur Shqipëria është përballur me situata emergjente, gjeja e rëndësishme eshtë se në këto raste ka patur mundesinë të mbështetet në solidariteitn e BE.

Po arrij te pjesa kryesore. Mekanzimi i BE per mbrojtjen civile permban edhe disa shtete te tjera, janë 6 të tilla. Disa mungojnë nga kjo listë dhe është Shqipëria dhe kjo gjë të ndryshonte. Jam i lumtur që më dorëzuat kërkesën që Shqipëria të bëhet shtet i mekanizmit mbrojtes të BE. E pranojmë këtë ftesë , e mbështes objektivin tuaj. Shpresojme të behet realitet sa më shpejt të jetë i mundur. Jemi të vendosur të vijojmë punën me ju.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re