Tashmë sulmi rus ndaj Ukrainës është referuar në gjykatën Ndërkombëtare Penale. Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila bëri me dije se Shqipëria së bashku me 37 vende të tjera kishin referuar këtë rast të agresionit, me arsyetimin se Rusia duhet të hetohet për krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

Postimi i Plotë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka:

Shqipëria 🇦🇱 bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re