22221685_344543749344077_2039041983241385631_n

Spanja është një superfuqi dhe të humbësh me ta nuk është fundi i botës. Shqipëria u përpoq dhe mund ta kishte shënuar të paktën golin e nderit, por shtylla dhe traversa ndalën Llullakun dhe Sadikun.

Gjithaçka u vendos në pjesën e parë në harkun kohor të dhjetë minutave, me Rodrigon që hapi serinë e gola, për t’u pasuar më pas nga Isko dhe Tiago Alkantara.

3-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që Rodrigo dhe Koke mund të shënonin për Spanjën sërish, por Berisha nuk e lejoi diçka të tillë. Kuqezinjtë tanë u përpoqën deri në fund, por nuk ia dolën dot të realizojnë dhe gjithçka u mbyll me fitoren e Spanjës 3-0.

Spanjë     3
Shqipëri   0
Shënues: Rodrigo 16’, Isko 24’, Tiago Alkantara 26’

Spanja: De Gea, Odriozola, Pike (Naço 60’), Sergio Ramos, Zhordi Alba, Tiago Alkántara, Koke, Saúl, Isko, David Silva (Asensio 74’) , Rodrigo. (Të gatshëm: Arrizabalaga, Reina, Azpilikueta, Ijaramendi, Viera, Pedro, Kajehon, Aduriz, Jago Aspas). Trajner: Hulen Lopetegui

Shqipëria: Berisha, Balliu (Sadiku 46’), Hysaj, Veseli, Ajeti, Memolla (Agolli 46’), Kaçe, Xhaka, Memushaj, Grezda (Latifi 66’), Llullaku. Të gatshëm: Hoxha, Koliçi, Lila, Lenjani, Gjimshiti, Basha, Ahmedi, Ndoj, Latifi, Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtarë: Aleksei Eskov (RUS), Dmitri Mosjakin (RUS), Igor Demeshko (RUS), Kirill Levnikov (RUS)

Kartonë të verdhë: Pike 48’, Silva 65’ / Llullaku 14’, Xhaka 26’, Kaçe 28’, Grezda 47’, Hysaj 70’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re