Pas humbjes së Kombëtares shqiptare në Stamboll kundër Turqisë me shifrat minimale 1-0, ka reaguar menjëherë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai thotë se pavarësisht se pësuam një gol shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot me karakterin dhe me shpirtin e ekipit. Kreu i shtetit shpreh mirënjohjen për djemtë e kombëtares.

“Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen! ”- shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re