Qeveria Shqiptare ka dëbuar dy diplomatë rusë nga vendi, pasi veprimtaria e tyre është ne shkelje te statusit diplomatik. Vendimi i marre nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i është komunikuar mesditën e se hënës Ambasadorit te Federatës Ruse ne Tiranë, Aleksandër Karpushin.
 
Dy diplomatet e dëbuar nga vendi janë Sekretari i Pare i Ambasadës Aleksey Balashov si dhe Atasheu Ushtarak Vladislav Filippov, te cilët se bashku me familjet e tyre, brenda 72 orëve do duhet te lenë vendin tone.
 
Ne shkresën dorëzuar Ambasadorit Karpushin, theksohet se ky dëbim vjen për shkak te aktivitetit qe nuk përputhet me statusin e tyre. Por ndërkohë nuk është bërë e ditur aktiviteti i tyre që ka qenë në shkelje të statusit diplomatik
 
Vendimi i Qeverise Shqiptare vjen paralelisht me aksione te njëjta te ndërmarra fillimisht nga Mbretëria e Bashkuar, e me pas nga SHBA dhe vendet anëtare te NATO-s, te cilat kane vendosur dëbimin e diplomateve rus, si shenje reagimi ndaj akuzave për helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal me agjent kimik, rreth një muaj me pare ne Britani.
 
Kjo është përplasja më e fortë diplomatike mes Moskës dhe Tiranës zyrtare. Por tensionet mes dy vendeve nuk janë te reja. Një vit më parë,  Vizion Plus raportoi mbi kërkesën e Ambasadës Ruse për te shtuar personelin e saj të sigurisë ne Shqipëri. Ambasadori Aleksandër Karpushin gjate një takimi ne Ministrinë e Jashtme insistoi për praninë në Tiranë të agjentëve rusë te anti-terrorit me pretendimin e kërcënimeve nga elementë ekstremistë. Por kërkesa u refuzua nga Ministria e Jashtme.
 
Tirana dhe Moska  shkëmbyen replika në distancë edhe për zhvillimet në Maqedoni, për të cilat disa herë Rusia fajësoi kryeministrin Rama se qëndronte pas bashkimit të faktorit shqiptar dhe miratimit të ligjit të gjuhës shqipe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re