Dështon eksperimenti i Kristian Panuçit në miqësoren  e vetme të muajit mars përballë Norvegjisë. Kombëtarja nuk ka treguar asgjë dhe shumë prej futbollistët dukeshin që ishin tërësisht jashtë forme. Në krahun tjetër Norvegjia e Lagerbak luan një futboll të thjeshtë por efektiv dhe u mjafton vetëm një gol në pjesën e dytë e shënuar nga Rosted.

Ndeshja është luajtur e gjitha nën ndikimin  e reshjeve të shumta në “Elbasan Arena’’ por pavarsisht është Norvgjia që ka kërkuar më tepër. Në pjesën e parë është Eljonusi është më i rrezikshëm për Norvegjezët madje në një rast është Strakosha që shpëton Shqipërinë.

Pjesa e dytë nis me një mundësi për Sadikun por Tarik ka rastin e ndeshjes pasi njëherë ndalet nga Strakosha dhe më pas gabon shënjestër dhe porta mbetet e paprekur.

Minuta e 70’ vendos sfidën kur Rosted në zhvillimet e një goditjeje këndore devijon saktë në portë duke kaluar përpara Norvegjinë. Gjithë pjesaa e dytë është ndikuar jo vetëm nga reshjet e shiut por edhe zëvendësimet e bëra nga të dy trajnerët.

Kështu Shqipëria ka humbur këtë sfidë miqësore dhe tashmë Panuçi ka kohë edhe në qershor për të bërë miqësoret e radhës, e para e përcaktuar më 2 qershor ndaj  Ukrainës që do të luhet në Zvicër ku kombëtarja do të bëj një kamping./Berati.TV

Shqipëri 0-1 Norvegji

Shënues: Rosted 70’

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku
Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re