Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik të preferuar për të huajt dhe këtë e faktojnë shifrat e hyrjeve të tyre në vendin tonë.

 

Sipas instat, në periudhën janar-prill, Shqipëria u vizitua nga gati një milionë e 700 mijë të huaj, shifër e cila vjen në rritje me 57% krahasuar me të njëjtin katërmujor të vitit të kaluar.

 

Nga këta, pjesa më e madhe e tyre vizituan vendin tonë për pushime e vizita te të afërm, ndërsa një pjesë kaluan edhe transit.

 

Vizitorët e huaj erdhën më së shumti nga vendet e evropës, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Azia Lindore.

 

Nisur nga këto shifra, pritshmëritë për këtë sezon turistik janë të larta, për të tejkaluar edhe shifrën rekord të vitit 2022 prej 7.5 milionë turistësh të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re