Ekspert për çështjet e turizmit, Leonard Maçi në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me fluksin e shtuar të turistëve në vendin tonë dhe për tërheqjen e vëmendjes nga mediat e rëndësishme ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ai thekson se shtimi i fluksit është i dukshëm por ajo që ngelet problem në vendin tonë është fakti që kemi një mungesë të strukturave akomoduese.

Maçi në fjalën e tij shprehet se këtë vit duket se tregu turistik është shtrirë në pjesën e Evropës perëndimore, kryesisht në tregun spanjoll dhe portugez.

Fluksi është shumë i shtuar jo vetëm në numrin e turistëve por kjo reflekton edhe në mediat ndërkombëtare. Jemi në pikun e sezonit dhe i vetmi shqetësim është mungesa akomoduese, këtë e vëmë re që në raporton e Rinasit dhe në strukturat akomoduese që janë të pamjaftueshme për këtë fluks të madh turistik. Këtë vit kemi një tërheqje vëmendje nga pjesa perëndimore e Evropës.

Për tregun spanjoll dhe portugez janë katër chartera në javë që vijnë nga Spanja dhe të tjerë që vijnë me një numër të madh turistësh. Ky është eksperimenti i parë dhe shpresojmë që të përsëritet dhe vitet e tjera. Kjo hyrje e tregut spanjoll dhe portugez, përbën një ndryshim pasi flitet për tregun perëndimor dhe që nuk harxhojnë pak, de ka një shtesë të ardhurash nga ky lloj turizmi, vëmendja është që të ketë më shumë vëmendje dhe fakti pozitiv është se tregu perëndimor po vjen drejt Shqipërisë”, ka thënë eksperti.

Gjithashtu eksperti shprehet se çmimet krahasuar me një vit më parë janë më të larta dhe sipas tij këtë vit vendi ynë është në fazë eksperimentimi nëse do të mundet që këtë fluks turistësh do ta shtojë në vitet në vijim.

“Çmimet nuk janë dhe aq të ulëta në krahasim me vitin e kaluar dhe është eksperimenti i parë kaq masiv për tregun perëndimor në vendin tonë dhe kjo na bën që të kuptojmë edhe ne si opertorë nëse Shqipëria do të ketë një treg në këtë drejtim për të krijuar edhe kushte të favorshme”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re