Edhe pse në një periudhë pa shumë ndeshje ndërkombëtare pasi i vetmi continent ku anë luajtur kombëtaret është Afrika edhe renditja e re e FIFA-s ndryshon pak.

Por edhe pa luajtur asnjë ndeshje kombëtarja kuqezi ia del të fitoj një pozicion në rendtije për shkak të zbritjes që ka pësuar Algjeria. Kështu Shqipëria renditet në vendin e 59të në FIFA duke ia dalë të lëjë poshtë vetes Rusinë dhe Arabinë Saudite, të cilat do të jenë pjesëmarrëse në botërorin e kësaj vere.

Në krahun tjetër edhe Kosova fiton një pozitë në renditje duke u ngjitur në vendin e 177të duke kapërcyer kështu Belizen në renditje.

Nuk ka asnjë ndryshim në 17 pozicionet e para, kështu Gjermania mbron vendin e parë duke lënë pas vetes Brazilin, Portugalinë, Argjentinën etj./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re