Shkruan: Alban Gorishti

Fotot e mëposhtme janë një realitet i vazhdueshëm kolektiv i shoqërisë tonë post komuniste. Fotoja e parë është e punimeve që u bën rreth e rrotull lagjes ku banoj për instalimin e tubove të reja të ujit të pijshëm. Siç duket tek fotoja punonjësit kishin përcjellë tubot deri tek banesat, por kishin neglizhuar në vendosjen e tapave në fund të tubove, kështu që pasi kishin hapur ujin përgjithësisht në ato vende ku nuk ishin pincuar uji ridhte si në një dite me shi të bollshëm. Ndërsa fotoja tjetër është po vazhdim i kësaj pune por në rrugën kryesore aty ku kalojnë njerëz e makina me shumicë dhe lënia e këtyre tubove në një rrugë të ngushtë, pothuajse një kalimshe, me trotuare të ngushta, duket si një hedhje rastësore e një eksitimi pas ndonjë tenderi të fituar “me mund”. Problemi është që kjo punë vazhdon që prej 1 muaji e ca dhe realisht është një pengesë e madhe për kalimtaret pasi duhet të dalin në rrugë duke rrezikuar shpesh të përplasen nga ndonjë makinë. Gjithsesi amullia vazhdon dhe askush nuk e vë ujin  në zjarr. Njerëzit pengohen nga “mbeturinat” e disa mendjeve anarkike.Sami Frashëri dikur shkruante një traktat : Shqipëria ç’është, çka qenë dhe çdo të bëhet “, aty tregon sesi duhet të jetë organizimi i jetës në një shoqëri funksionale dhe me etikë morale. Realisht projektimi i Samiut për Shqipërinë tonë është mjaft progresist por realiteti i djeshëm dhe i sotshëm i këtij vendi flet për një atipod të asaj për të cilën flet Samiu.

Para disa ditësh më ndodhi diçka vërtet e habitshme dhe kjo tregon për problematikat mendore që mbart kjo njësi gejografike . Pasi kisha konsumuar diçka, po përpiqesha të largoja nga dhëmbët një mbeturinë të atij ushqimi duke nxjerrë tinguj tipik për atë që përpiqet të shpëtojë nga prezenca e padëshiruar. Kur aty pranë kalon nje polic tek të 40 dhe kur më dëgjoi të mblaçisja mendoi se po etiketoja atë dhe ktheu kokën tërë inat, une fillimisht i pa vëmendshëm ndaj asaj që ndodhi nuk kuptova gjë por kur u largua disa metra e kuptova se “faji” i këtij vështrimi ishte i tingujve që lehtësisht mundet të mërzitet një femër dhe kurrsesi një mashkull.

Nuk e kuptoj pse realisht shqiptarët dhe hapësira jane dy entitete të cilat zorr se përputhen me njëri tjetrin. Njeriu nuk duhet të ngatërrojë kufizimet e mendjes me ato të ekzistencës se gjësë. O bashkëkombës, kriteri i moralit nuk reduktohet në ndjenjën e kënaqësisë dhe të dhimbjes. Njerëz që të shikojnë shtrembër nëse i pyet për diçka që ka lidhje me të mirën publike nuk ka sesi të lidhen me problematikat shtetformuese por kanë për të patur më së tepërmi bindje hedoniste edhe nëse prindi i tyre ka qenë prift apo hoxhë . Në këtë kohë eksploatuesit janë ngritur dhe thonë :Ju do të shkoni në gjah çdo ditë do të gjuani kaq kafshë, ne do të rrimë këtu, por nga gjahu i gjuajtur kaq do te jetë e jona, pjesa tjetër e juaja “.

Fjalë të nxjerra jashtë kontekstit , mendime të penguara nga kontekste shpesh antinomianiste*, biçikleta të lëna në korsinë e këmbësorëve dhe këmbësorë që përshëndeten në korsitë e makinave .Njerëz që merren me ngjyrën e rrobave të tjetrit dhe nuk merren aspak me atë çka realisht i faktorizon ngjyrat e tyre të interesit kolektiv . Talente të keqkuptuara dhe keqkuptime në emër të talenteve . Me çduket shqiptari i rëndomtë ngatëron midis formës ,parimit dhe hapësirave . Shikoj se shumë prej konflikteve publike krijohen mbas vlerësimit të nijetit (qëllimit)  duke i bërë shprehitë e përdorura atë “prokuror”të situatave dhe mardhënieve intelektive  .Ibën Tejmije thotë: “…prej padrejtësive më të mëdha ndaj ndokujt është të vlerësuarit e fjalëve tij se janë gabim, para shqyrtimit të mundësisë së përmirësimit dhe rregullimit të asaj që ka thënë…” El-Fetava-31/114 . Shqiptari e ka më kollaj të paragjykojë sesa të  arsyetojë duke mos gjykuar nxitimthi.

Po ashtu prej fenomeneve korruptive të mentalitetit ku jetojmë është edhe të arsyetuarit e të keqes dhe të akuzuarit e panegociueshëm të të mirëve . Kështu që arsyetohet e mira e një të keqi dhe nuk arsyetohet e keqja e një të miri  . Sikurse kanë thënë më herët: “Nëse i miri vjen me një të keqe, atëherë vijnë të mirat me një mijë ndërmjetësues.”. Aftësia e vetëdijshmërisë ose aftësia e vetvetes  është ajo ku nëpërmjet saj njeriu bëhet i ndërgjegjëshëm nga përvoja për ekzistencën e vet gjë që është mjaft e ngjashme  me përvojën e jashtme ,nëpërmjet të cilës  njeriu bëhet i vetëdijshëm për një objekt apo fenomen rreth tij  . Ja ky aspekt i fundit ,i cili është njëkohësisht dukuri e psikikës , duket se është nga pikat më nevralgjike  dhe një nga elementet më të domosdoshme të vetëdijes popullore . Kjo është sikur dikush të hipi i dehur në makinë ,ai kurrë nuk mundet ta perceptojë hapsirën e të tjerëve si një ndjesi reale e të jashtmes dhe të brendshmes së tij por si reflektim i mekanikës dinamike të nxitur nga reflekse egocentrike .

Ah mendësi e çuditshme për një popull që ngrihet në mëngjes me idenë se dikush atje jashtë ja ka fajin për gjithçka ,ndërsa vet  ai nuk është fajtor për asgjë nga ato që i ndodhin. Abuzimi me hapsirat e njëri tjetrit  është një premisë e qartë për mungesën filozofike të proceseve reflektive të miletit më të “zgjuar” në këtë pjesë të globit . Dukshëm kjo është një mbeturinë post komuniste për shkak të kompleksit uzurpues të këtyre hapsirave nga ideologët praktikë të komunizmit .  Numri i të vrarëve në vareza për një : pse më shikon, në raport me popullsinë është një tjetër element dallues i teorisë se zëri më i lartë është ai i gomarit” . Muhamedi thoshte : Nuk ka din ai që nuk ka besim (sinqeritet) në zemër si dhe nuk ka iman (besim) ai që nuk mbart përgjegjësi (amanet) “ . Të çosh një objekt x në një hapsirë y ,lëvizje për të cilën ti je i obliguar kontaktualisht por edhe moralisht ta përmbushësh ,është një rrjedhë normale që tregon se procesi i “fjalë” formimit të duhur intelektual po rrjedh natyrshëm . Ndërsa mospërmbushja e kësaj natyrshmërie tregon për mosfunksionimin normal të elementëve psikologjik ,rrjedhimisht të llogjikës . Kjo besoj fuqishëm se është edhe një nga elementet më thelbësore në dështimin e procesit shtetformues ,rrjedhimisht është edhe arsyeja më e madhe në militantizmin historik të një populli që mëngjesin e ha në shtëpinë e komshiut ,drekën në restorantin e primatit më të fortë të lagjes ndërsa darkën në mbledhjet e interesave propagandiste .Për këto dhe shumë më tepër “projekti” i Samiut ngelet një traktat i destinuar të dështojë ,pasi në fund të amullisë dhe kaosit urban të një dite në margjinet e shoqërisë ,ky popull ndoshta ka nevojë për më tepër psikologë sesa letraxhinj .

*Antinomianizmi (Greqishtja e lashtë: ἀντί, “kundër” dhe νόμος, “ligj”) është çdo pikëpamje që hedh poshtë ligjet ose legalizmin dhe argumenton kundër normave morale, fetare ose shoqërore .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re