‘Shqipëria do kthehet në kamp refugjatësh”/ Xhaçka: Lajm i rremë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!

1624289017_xhacka-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjatë ditës së sotme, në gazetën prestigjoze britanike “The Times”, u publikua lajmi se plani për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh po vazhdohej nga qeveria britanike. Sipas këtij artikulli, do të jepeshin nga 100 mijë euro për secilin emigrant që shteti ynë do të strehonte.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e cilësoi si një lajm të rremë.Xhaçka u shpreh e revoltuar për ngatërrimin e bërë nga gazeta, ku shkruhet sikur në postin e ministrit të qëndronte një burrë dhe jo grua.

Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:

I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë