Shqipëria do të numërohet. Censi 2023 është parashikuar të nisë në 18 shtator  dhe do të realizohet nga anketues që do të shkojnë  në çdo shtëpi për të mbledhur informacion. Drejotresha e Instat Elsa Dhuli në një intervistë  për ABC NEWS ka sqaruar se mbledhja e  të dhënave do të bëhet me paisje elektronike.

Për pyetjet  që lidhen me fenë apo etninë është vendosur që përgjigja të jetë me dëshirë . Në censusin e kaluar këto pika  ngjallën reagime të forta brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë qytetarët duhet të përgjigjen dhe të japin të dhënat e parashikuara në formular pasi në të kundërt parashikohen penalitete që variojnë nga 50 në 100 mijë.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re