Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës ku ka folur në lidhje me situatën e vështirë që po kalon vendi që nga vaksinimi, tek kriza energjitike dhe tek ardhja e emigratëve nga Afrika , Azia dhe Lindja e Mesme.

Goxhaj u shpreh se kishte 4 lajme të këqija për shqiptarët dhe bëri thirrje që në mënyrë që këto skenare të mos realizoheshin, qytetarët të mblidheshin bashkë nëpër protesta për të rezistuar drejt politikave që sipas tij synojnë të zhbëjnë Shqipërinë.

Avokati Altin Goxhaj

Unë dua të falenderoj Sali Berishën që respektoi kërkesën tonë që të mos organizonte takime në ditën e shtunë sepse na merrte hapësirën mediatike q na duhej në protestat tona. E kam për detyrim ta falenderoj pavarësisht cfarë mendojnë qytetarët për të.

Unë sot kam lajme shumë të këqija për shqiptarët më dëgjoni me vëmendje. Unë flas prej shumë vitesh, por duhet të reagojnë dhe të ndalojnë mos të arrihen të zbatohen këto plane. Këtë herë uroj të më dëgjojnë.

Unë jam i qetë për shkak të Fax News, pasi falë jush na ndjekin edhe në diasporë dhe kemi ndikim të madh. E kam edhe për kënaqësi që jam tek ju se keni edhe 4 vjetorin. Për mua është gjë e vecantë sepse e kam nisur bashkë me ju. Më vjen keq që pas 4 vitesh do ju jap lajme kaq të këqija sa sot. Ma kanë thënë shumë nejrëz që po mos të sithe Fax-i nuk do kishim kaq shumë njerëz në protesta.

Lajm i parë i keq është që vaksinimi për fëmijët është i detyruar dhe këta kanë dashur ta bëjnë deri në pranverë.

Lajm i dytë i keq është që do ua bëjnë këtë vaksinë të gjithë shqiptarëve jo vetëm fëmijëve dhe po bëhen gati për t’u shtypur me dhunë. Duke qenë se kanëdështuar, janë të detyruar të marrin edhe mercenarë të huaj.

E treta është që këta kanë miratuar planin për të bërë shtetrrethim uhstarak në Shqipëri me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

E katërta është që këta e vërtetuan tezën tonë që kanë ndërmend ta ripopullojnë vendin me afrikanë dhe aziatikë. Sot doli edhe lajmi nga The Sun ku ishte bërë një plan sekret që të gjithë emigrantët e ndalur ngë Angli do të mblidhen në kampe në Shqipëri.

Nuk ka rëndësi një përgënjeshtrim nga Tëitteri nga zyra e ana e drejtorisë së komunikimit të qeverisë. Shqiptarët le të futen në google dhe të shohin nëse ka ardhur para 2 muajsh ministri i brendshëm anglez në Shqipëri dhe të fillojnë të kuptojnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re