Pavarësisht se jemi ende në kushtet e krizës që u thellua më tej me anullimin e dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit Ilir Meta, më 30 qershor do të shkohet drejt kutive të votimit.

Mësohet se tashmë ka nisur printimi i fletëve të votimit, me një kosto prej 600 milion lekësh të reja.

Bëhet fjalë për 122 modele fletësh votimi nga të cilat, 61 fletë janë për Kryetarët e Bashkive dhe 61 fletë të tjera për Këshillat Bashkiakë.

Në mbledhjen e fundit, një nga arsyet që parashtroi KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.

Kujtojmë se Presidenti Meta, në prag të mbrëmjes së sotme, do të zhvillojë takime me partitë opozitare të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, Rama, i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, nuk lëshon “pe” për 30 qershorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re