Ashtu si para katër vitesh edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, Shqipëria do të përfaqësohet me dy skiator.
Do të jenë edhe njëherë Erjon Tola(për herë të tretë pjesëmarrës) dhe Suela Mëhilli(për herë të dytë pjesëmarrëse).
Lojërat Olimpike Diëmrore që këtë vit janë fokusuar te bisedimet mes dy Koreve për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në këtë kompeticion do të ketë pjesë të saj edhe Shqipërinë. Edhe pse Shqipëria ka një boshllëk për pista skijimi dhe të vetme që gjenden këtu janë të përkohshme dhe për amator sërish ajo ia del të jetë pjesë e Olimpiadës.
KOKSH shpresonte që Shqipëria në këtë Olimpiadë të përfaqësohej me katër përfaqësues në ekipin kombëtar vetëm dy prej sportistëve kanë arritur normat.
Në datën 2 shkurt sportistët do të jenë në presidencë dhe mbajtësja e flamurit pritet të jetë Suella Mëhilli. Ndërkohë Olimpiada Dimërore që do të zhvillohet në Korenë e Jugut do të nis më 9 shkurt./Berati.TV


